Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 2 persona cilët dyshohen se kanë vjedhur disa sende dhe para në pronësi të D. B., 54 vjeç
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, kanë ndaluar shtetasit E. Sh., 32 vjeç, banues në Divjakë dhe A. H., 39 vjeçe, banuese në Berat.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 17.03.2023, në fshatin Picar, Gjirokastër, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa sende, në pronën e shtetasit D. B., 54 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.