Në turin falënderues që nisi në Shkodër, Edi Rama kërkoi përgjegjshmëri nga kryetari i zgjedhur Benet Beci. Ai tha se vota ka qenë me mendje për Becin dhe jo me zemër dhe për këtë arsye kërkoi përkushtim të fortë.
“Për herë të parë jemi forcë e parë në këshillin bashkiak. Falënderoj edhe ata që nuk dolën që të votojnë duke e parë të pamundur që të votojnë për Benetin dhe ne, por të pamundur për ata që përsëri e përsëri që u kthyen jo vetëm zhgënjim, por edhe njollë për demokratët.
Unë këtë rezultat në Shkodër e konsideroj si sfidën më të madhe që më është bërë mua dhe PS-së. Patëm edhe një debat me “Mamicën” (qesh) për ju është Elisa, për punën e zemrës. Vota ka qenë përtej votës së socialistëve, ka qenë votë me mendje, sesa më shumë se me zemër.
Kjo është pjesa më e rrezikshme e kësaj vote. Kjo është pjesa më problematike e kësaj vote. Kush të voton me zemër të jep kredi shumë afatgjatë sikur ka ndodhur me palën tjetër” tha ai.