-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Kronikë trishtimi dhe gëzimi

Kryesoret

Kronikë trishtimi dhe gëzimi

Rrëfimi i vuajtur dhe profetik i Dash Sulës, ikja e tij me gjunjët që i dridheshin nga peshë e emocioneve drejt demokratëve e Doktorit që po e presin të zalisur si shkretëtira shiun u përjetua ngjashëm me arratinë  e Kadaresë  atij të largëti Tetor 1990 nga vulëmbajtësit.

Si kalorës u kthye për gjurmën e fundit, votën për Gaz Bardhin dhe iku haravan. Kjo ngjarje eklipsoi vetë zgjedhjet e 14 Majit. Unë dhe Helidon Bushati që e konsideronim veten si të grupit të Dashit mbrëmë pa  bari në ograjen e politikes. Ai nuk duron dot që të kthehet Luli të marrë vulën dhe ta tundë të uruarën.

Pafuqia për të mbledhur veten nga gjëma elektorale po edhe nga boshllëku që la kjo hata shtynë shkrimin e kronikes. Nuk di nga ta filloj, të gjithë me shkruajnë jepi, mos na ler jetim! Demokratet thonë zbutna mërzinë, socialistët vëna ne pah meritat që t’i biem në sy Babos e ishallah na ngjit dorën. Ata qerratenjët me tahmah i kanë marrë të gjitha  dhe atij i duken njësoj. Pastaj thellë thellë votat i ka marrë Babo ato i numëruan. Kështu që Fitorja me gëzim e mirënjohja me karar. Vetëm Kosta i Gramozit dhe Linditës  në festë si për Pashkë lëshonte kumtin “Babo Anesti, Babo Anesti” dhe shfaqej në tre vende njëkohësisht si flutur.

Niko Nikoqiri nuk ishte, thanë nga përqafimi me atë kryetarin e Maliqit kishte tollovitur nja dy brinjë  dhe kishte zënë krevatin. Ay nuk e mban dot përqafimin me popullin dhe në provincë kanë dorë të rëndë apo nuk kishte ngrënë edhe hudhra ai Topçiu  me gjasë duhma e ka helmuar. Eni Zake kishte veshur  një kostum blu, copë e fortë dukej që të mos digjej nga lotët  e gëzimit  që pritej të derdhte Çyrbe trimi.

Çuçi kishte qethur mjekrrën në mënyre piramidale të baraslarguar  njësoj nga të dy veshët e skuqur nga emocioni. Në sintoni me mesazhin e Babos që të mos shfaqet triumf ato të uruara ministrushe rrinin të ngrysura si për xhenaze. Madje disa bënin  prova po të ndryshohej urdhëri, para pasqyrave të Kuvendit nëse duhet të qeshnin ëmbël, shumë, apo të rrinin serioze. Debora u shfaq me një llullë elektrike si të Stalinit dhe me dorën në xhep u ul në qoshe të mejhanes parlamentare.  Pranë saj u trand Ulsiu e mes tyre filloi një dialog epokal.

“Xhaxhi Ulsi Xhaxhi Ulsi sa herë ke menduar të vrasësh veten nëse nuk do merrje Lezhën dhe Kurbinin kur të iku Mirdita për të mos u përballur me mërzinë e Babos?”…Ulsiu psherëtiu dhe krojti mjekrrën me rënkim të ëmbël babaxhani:“ Jo Debora jo -i tha,-të vdesësh është e lehtë, ikën  e kryen dhe Babos nga një mërzi i bëhenshin dy, koha që do humbiste për fjalimin, një ministër nga veriu ku ta gjente, mendoja të jetoja si shembull, i gjakosur  me mërzinë ngarkuar si kryq”. Bora u emocionua aq shumë sa u ngrit në këmbe dhe recitoi këtë poezi

“O Ulsiu I drejtësisë

Degjo Boren e rinisë

Fitorja e ka një emër

Babo mendje, Babo zemër

Nga Saranda gjer në Shkodër

Buçet e bekuara lodër

Babo hëna Babo dielli

Babo thotë dhe Luis Ëjlli

 

Flasin yjet përmbi re

Babo ndrin më shumë se ne”

Ulsiu u ngashërye. Tao që pas takimit të fshehtë me Lulin është bërë ku e ku më i sofistikuar u bëri me shenjë të vetëve të duartrokisnin. Arben Pëllumbi la kafenë që po gjerbte me prehje pas betejës dhe u ngrit në këmbë për të duartrokitur  aq sa Bardhit kamerierit i ra tabakaja me kafet pa sheqer që po çonte një grupi të opozitës kryesuar nga Xhele Mziu. Ed Shalsi ju lut që ta përsëriste dhe vetë nuk foli më por vetëm përsëriste “Fitorja e ka një emër, Babo mendje Babo zemër”.

Zilia I regetiu në aurë. Vendosi të bëhej edhe ai ose poet ose rapsod. Fatmir  Mediu me shikim të paepur, me krenari legjitime prej lideri, me shpejtësinë e padurimit nuk trazohej nga gjithësa por jepte ide e dizenonjte vizione qysh do dilte vatani në selamet. Socialistet vinin një nga një e uronin Salianë për fitoren e Kavajës se njëri jatrin nuk kishin ër çfarë ta uronin.

Të opozitës meazallah sa i thonin të lumtë mor evlat. Hymë në sallë si në varr. Babo erdhi duke u përtypur. Po i punonte qindin një kumbulle. Nuk qe i përzhitur si zakonisht po as aq i ngrohtë  sa çmendonin dynjaja.

Bela rrotulloi sytë e pa që Niko nuk ishte aty për t’i sjellë kafenë dhe lëshoi një hëm. Pa përtuar ja solli Etjen Xhafaj. I erdhi e butë pas kafes turke të Dibrës. Nejse me mua se mbajti fjalën. Gerta ënde  me sheh vënger dhe lëshon smorfie që bien mbi mua si breshëri në kallamboq.

Etilda e vëmendshme dhe me butësi kadifeje dëgjonte Pandin sesi kishte mësuar në Tropoje e Kukës t’i binte Lahutës. U madhëngjye dhe e pyeti do këndosh një këngë epike? Kur Majko filloi “fort po shndrit e pak po nxeh” ! U pendua.

Mimi di Puccini që tanimë nuk gëzohet me tepri e as mërzitet pa masë  metoi unë jam mesuar me piano pas darke jo me folklor.

Margeriti nuk ishte! Në Torino diku po ju rrëfente italianjve e uruara “Kroniken atë në gur” duke shkaktuar mall e brenge tek kronika më e rëndësishme. Amanetet ja kishte lënë Tezes.

U ngrita Tezja na holli të gjithëve një shikim të shellirtë si kripë edhe pse mundohej të shfaqej e gëzuar. Vikati Fitooreeee dhe  xhani i lypte një kënge me Termenë ndanë një sofre me kërmë.

Oh ç’të shije , aq u desh u nis e gjithë opozita të ikte me vrap, duke caperluar e shtypur njëri tjetrin. Që Opozita të ikë mjafton që Tezja ti ngjatetoj ashtu në çdo seancë. Po nuk mbaroi këtu.

Teksa të gjithë iknin drejt të panjohures Kryezevendes Lideri si neper legjenda kthehej për të kercenuar në emer të se vertetes. Hapi i tij ishte e vetmja shpresë.  Zëri i tij e vetmja dritë në erresiren që na pllakosur. I paepur me pluhurin e moteve si Kostandini u kthye për t’ju dhënë besen demokrateve që “beteja vazhdon. Revolucioni po kaq”. Kaq mbajta mend nga e Enjta dhe në anen tjeteër pikellimin e Jorides si lulebanik të lagur nga shiu se lotet e saj janë shterrur vakive të opozites . Ah po Bana po fashon plaget e luftetarve neper bedena ndaj nuk qe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit