-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalja nga BB, Qetsori tregon e situatën e keqe për familjen: Fansat e Luizit i…

Kryesoret

Qetsor Ferunaj ish fitues i edicionit të dytë të Big Brother u rikthye në këtë format me synimin për të triumfuar edhe pse nuk ia arriti. Pasi u eliminua nga BBV, ai ka rrëfyer disa të pathëna që e kanë shoqëruar edhe pas kësaj eksperience.

Në një emision ai tregoi habinë ndaj komenteve drejtuar fëmijëve të tij, të cilët e kanë surprizuar të atin në një nga netët e spektaklit të “BBV”.

“Kur kam dalë, na kanë sharë shumë fëmijët. Fansat kanë qenë shumë të përfshirë në ofendime dhe na kanë lënduar. Fëmijët të paktën, nuk u kanë bërë asgjë. Ato që kanë nxjerrë nga goja dhe i kanë shkruar, besoj se do t’u kthehen në shtëpitë e tyre.

Vërtet ndihem i lënduar sepse ofendimet kundrejt fëmijëve janë të rënda. Janë të paarsyeshme në radhë të parë. Në radhë të dytë, janë shumë të rënda. Një prind i përjeton shumë rëndë.

Unë, kur isha atje, u mundova të mos shaj askënd, sepse e di që kanë një prind. Pavarësisht se ata atje brenda e dinë që mund të përballen me çdo situatë, por familjarët mundësisht ishin jashtë këtyre përfshirjeve. Tipa dhe karaktere të ndryshëm janë gjendur shumë të guximshëm, duke shkruar ofendime nga më të çuditshmet”.

Ai tregoi se është përdorur një gjuhë e rëndë ndaj fëmijëve të tij, të cilët u gjendën në këtë situatë vetëm për shkak të pjesëmarrjes së të atit në një format televiziv.

“Gjuhë shumë e rëndë, e pamëshirshme për botën e më të vegjëlve. Në ndonjë moment, fansat e Luizit kur kemi pasur përplasje, janë përfshirë në situatë duke përdorur gjuhë urrejtjeje të frikshme mbi fëmijët”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit