Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po e shijon fundjavën larg Tiranës. Ai ka zgjedhur që të shkojë në Bjeshkët e Sharrit. “Mirëmëngjes nga Bjeshkët e Sharrit” shkruan ish-presidenti.
Muaji i fundit ishte tepër intensiv për drejtuesin “de jure” të koalicionit opozitar me Sali Berishën. Humbja në 14 Maj ishte e thellë. Fituan vetëm 7 bashki. Tani po rimarrin energji për të nisur, sikur paralajmëroi Meta, betejën me qeverinë në disa fronte.