-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dua Lipa del për herë të parë në publik me të dashurin e saj disa vite më të madh

Kryesoret

Dua Lipa dhe Romain Gavras duket se e kanë zyrtarizuar lidhjen. Ata u shfaqën shumë të dashuruar teksa bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të Vjetor të Filmit në Kanë të premten në mbrëmje.

Këngëtarja e New Rules, 27 vjeçe, konfirmoi në mars se është në një lidhje me regjisorin Romain, 41 vjeç, i cili është ish-i i Rita Orës.

Çifti deri më tani e ka mbajtur marrëdhënien e tyre shumë private, por gjatë premierës së Omar La Fraise (Mbreti i Algjerit) ata u shfaqën të lumtur, duke u kapur për dore, duke qeshur dhe duke parë njëri-tjetrin me dashuri.

Dyshja u fotografua për herë të parë në muajin shkurt, kur u panë duke dalë së bashku nga një festë në Londër. Menjëherë pas kësaj, ata u fotografuan sërish të kapur për dore në Paris.

Në muajin mars, burimet pohuan se dyshja po njiheshin me njëri-tjetrin prej disa muajsh, pas ndarjes së saj nga Anwar Hadid në 2021. Një burim i panjohur tha për The Sun se Dua dhe Romain janë njohur në heshtje për disa muaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit