-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga sherri, te kritikat, Gerta Gixhari flet njëherë e mirë për raportin e saj me Oltën

Kryesoret

Gjatë kohës që Olta Gixhari ndodhej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, një temë që u diskutua jashtë ishte në lidhje me raportin me motrën e saj Gertën.

Në rrjet u përfol se marrëdhënia mes dy motrave ishte e krisur pasi ato nuk e ndiqnin njëratjetrën në “Instagram” madje as nuk kishin kontakte. Por të gjitha këto spekulime u hodhën poshtë pas videos që Olta publikoi pas daljes nga BBVIP ku shfaqej duke takuar me mall gazetaren.

E ftuar në “Natën me Aulonën”, Gerta ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e saj personale, ndërsa është ndalur edhe tek raporti me Oltën, duke zbuluar se në fakt ato nuk ndiqen në “Instagram” prej vtiesh.

Moderatorja theksoi se nëse do ta bënin sërish “follow” njëra-tjetrën, pikërisht tani, do të dukej sikur ishin zënë apo kishin pasur konflikt mes tyre.

“Ka vite që ne nuk jemi ‘follow’. Shumë vite. Nuk është se ka ndodhur tani. Nëse bëhemi ‘follow’ do duket sikur ishim zënë dhe jemi pajtuar. Nuk ka ndonjë vlerë. Plus i kemi të dyja të hapur profilet. Përderisa erdhi direkt nga spektakli në shtëpinë time, kishte nevojë për atë përqafimin, për miratimin tim. Shenjë falënderuese është edhe ajo. Nuk pranon që t’i bëj asnjë kritikë. Sepse tani ajo nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë mendon se situata ka qenë siç po e përjeton ajo. Po përjeton një situatë shumë të mirë, të gjithë e duan, kanë dëshirë ta takojnë”, u shpreh Gerta, duke treguar kështu se çdo gjë mes tyre është shumë mirë duke hedhur poshtë çdo spekulim për to.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit