-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E njihte gjithë qyteti, kush është e shkuara e errët e viktimës në Kavajë?

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë ku ka mbetur i vdekur 48-vjeçrari Arjan Gosa.

Ai u vra me plumb kokës teksa po pinte kafe në lokal. Sipas informacioneve viktima po pinte kafe me të atin kur një person është afruar duke qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në sy të të atit.

U vra në sy të të atit, ngjarja dyshohet për motive hakmarrjeje

Ndërkohë kanë dalë detaje të reja rreth viktimës ku mësohet se ai nuk është një emër i panjohur për policinë pasi para disa vitesh ai bashkë me vëllain e tij vranë një person.

Vëllai i 48-vjeçarit gjithashtu ka ndërruar jetë pak muaj më parë pas një konflikti me Altin Rexhën. Ky i fundit ndërroi jetë pas plagosjes që mori gjatë sherrit.

Por e shkruara e vëllezërve mësohet se nuk ka qenë e qetë pasi para 11 viteve në qytetin e Kavajës të dy vëllezërit masakruan me thika Gentjan Gjuzin.

Me vrap dhe me një qese në dorë, policia në kërkim të autorit të vrasjes në Kavajë

Viktima humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë. Sherri në atë kohë lindi për një shikim dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

Sipas kallëzimit të shtetasit Julian Karriqi, vëllezërit Arian dhe Armand Gosa janë konfrontuar më pas edhe me të duke e goditur dhe janë larguar nga vëndngjarja, duke lënë aty edhe njërën nga thikat, të thyer.

U vra në sy të të atit, ngjarja dyshohet për motive hakmarrjeje

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit