-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vra në sy të të atit, ngjarja dyshohet për motive hakmarrjeje

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë ku ka mbetur i vdekur 48-vjeçrari Arjan Gosa.

Ai u vra me plumb kokës teksa po pinte kafe në lokal. Sipas informacioneve viktima po pinte kafe me të atin kur një person është afruar duke qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në sy të të atit.

Viktimës pak muaj më parë i ka ndërruar jetë edhe i vëllai pas një konflikti me Altin Rexhën.

Ata të dy kanë pasur një sherr me njëri tjetrin dhe janë takuar për t’u sqaruar gjë e cila përfundoi tragjikisht pasi ata vranë njëri-tjetrin.

Tronditet Kavaja, vjen njoftimi i parë i policisë për vrasjen

Ndërkohë në lidhje me rastin ka reaguar edhe policia. Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Mësohet se autori ka qenë i vetëm dhe ka goditur me një plumb i cili ka qenë fatal për 48-vjeçarin.

Kafja e fundit me të atin, si u vra 48-vjeçari në lokal në Kavajë?

Sipas informacioneve të deri tanishme autori ka qenë vetëm dhe është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Ai ka shkuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë.

FOTO/ U vra me plumb kokës, ky është 48-vjeçari që mbeti i vrarë në Kavajë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit