Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë ku ka mbetur i vdekur 48-vjeçari Arjan Gosa.
Ai u vra me plumb kokës teksa po pinte kafe në lokal. Sipas informacioneve viktima po pinte kafe me të atin kur një person është afruar duke qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në sy të të atit.
E njihte gjithë qyteti, kush është e shkuara e errët e viktimës në Kavajë?
Ndërkohë policia ka nisur hetimet ku dyshimet kryesore kanë lidhje me motivet e hakmarrjes. Viktima nuk ishte emër i panjohur për policinë pasi para disa vitesh së bashku me vëllain e tij kishin vrarë Gentjan Gjuzi. Ky i fundit u plagos rëndë dhe vdiq pas pak muajsh në spital.
Ndërsa pista e tjetër është në lidhje me vrasjen para disa muajsh të vëllait të 48-vjeçarit. Ai ndërroi jetë pas një sherri me Altin Rexhën, i cili mbeti edhe ai i vdekur.
Me vrap dhe me një qese në dorë, policia në kërkim të autorit të vrasjes në Kavajë