Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Kavajën ku ka mbetur i vdekur 48-vjeçari, Arjan Gosa pas të shtënave në një lokal në qytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 dhe viktima ndodhej me të atin teksa po pinin kafe në një lokal në pjesën e jashtme.
Kafja e fundit me të atin, si u vra 48-vjeçari në lokal në Kavajë?
Në moment është afruar një person i cili ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë. Plumb i cili ishte fatal për 48-vjeçarin pasi e goditi në kokë dhe e la të vdekur në vend.
Mësohet se pas ngjarjes autori është larguar me vrap në këmbë. Policia paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshon se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.
Viktimës pak muaj më parë i ka ndërruar jetë edhe i vëllai pas një konflikti me Altin Rexhën.
FOTO/ U vra me plumb kokës, ky është 48-vjeçari që mbeti i vrarë në Kavajë
Ata të dy kanë pasur një sherr me njëri tjetrin dhe janë takuar për t’u sqaruar gjë e cila përfundoi tragjikisht pasi ata vranë njëri-tjetrin.
U vra në sy të të atit, ngjarja dyshohet për motive hakmarrjeje