Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të hënë do të zhvillojë takim me dy senatorët amerikane, Chris Murphy dhe Gary Peters.
Lajmi është bërë i ditur për mes një njoftimi nga zyra e kryeministrit teksa ka publikuar agjendën e Kurtit për ditën e nesërme.
Sipas njoftimit takimi me senatorët do të nis në ora 15:00.
“Kurti në ora 10:00 do ta vizitojë Qendrën Korrektuese të Dubravës, me rastin e 24-vjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës. Ndërsa, në ora 18:00 kryeministri do të marrë pjesë në hapjen e ”Bibliotekës së Adem Demaçit”, thuhet në njoftim.