Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë ku ka mbetur i vdekur 48-vjeçari Arjan Gosa.
Ai u vra me plumb kokës teksa po pinte kafe në lokal. Sipas informacioneve viktima po pinte kafe me të atin kur një person është afruar duke qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në sy të të atit.
Pasi e ka qëlluar me një plumb në kokë, autori është larguar në këmbë.
EMRI+FOTO/ Vrasja e Arjan Gosës, identifikohet autori i dyshuar
Ndërkohë është publikuar emri i autorit të dyshuar. Habib Rexha dyshohet se është autori i cili vrau 48-vjeçarin. Ai është vëllai i Atin Rexhës i cili mbeti i vdekur pas një konflikti me Edmond Gosën. Edhe Edmondi mbeti i vdekur nga kjo ngjarje.
Policia ka publikuar një njoftim zyrtar ku pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar.
Policia shton se është vendosur një shpërblim 10 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.
Numrin e telefonit 069 84 59999 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.
Vrasja e Arjan Gosës, autori i dyshuar është vëllai i Altin Rexhës