Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Fier-Patos” një autobus me drejtues shtetasin A. T 58 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin K. L 21 vjeç, banues në Librazhd.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin tip “Skoda”, shtetasja I. L. 20 vjeçe, banuese në Librazhd, e cila pas kontrollit mjekësor, u largua për në banesë.
Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.