-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ankohen peshkatarët malazezë: Gjuetarët nga Shqipëria janë kthyer në makth

Kryesoret

Peshkatarët në Malin e Zi po ankohen për gjuetinë e paligjshme nga Shqipëria. Në një shkrim të publikuar sot media “Vijesti” citon disa prej peshkatarëve të zonës në kufi me Shqipërinë që deklarojnë se kthehen duarbosh në shtëpi për shkak të gjuetarëve shqiptarë.

“Shpesh, vitet e fundit, peshkatarët e Bojanit kthehen duarbosh në shtëpi nga peshkimi i natës, por arsyeja e rrjetave bosh dhe grepave “të thatë” nuk qëndron në mungesën e aftësisë apo përvojës.

Makthi i tyre janë grupet e organizuara të gjuetarëve pa leje nga Shqipëria fqinje që gjuajnë me energji elektrike në ujërat që depërtojnë thellë në territorin e Malit të Zi. Fillimisht përdornin eksploziv.

Këtë e kanë konfirmuar disa peshkatarë nga Ulqini të cilët kanë kërkuar që të mos përmenden emrat e tyre për shkak të hakmarrjes së mundshme nga gjuetarët e paligjshëm nga Shqipëria.

Pas çdo denoncimi në polici për gjueti të paligjshme, i gjejmë mjetet lundruese të rrënuara. Nuk është e pamundur që gjuetarët të kenë lidhje edhe nga ana jonë e kufirit me Policinë” citohet një nga peshkatarët në artikull.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit