E ftuar te “5 pyetjet”, gazetarja, Keti Banushi ka raportuar të dhënat e fundit rreth seancës së mbajtur sot për çështjen e Fredi Belerit i cili është arrestuar për blerej votash 2 ditë para mbylljes së fushatës së 14 majit.
“Seanca zgjati mbi 2 ore. Fredi Berleri ditën e djeshme ishte sjelle te burgu 313 ne kryeqytet dhe është sjellë në seancë.
Është vendosur masa e arresti në burg edhe pas debateve nga avokatët ku kanë këmbëngulur se Arsen Rama se ai ka qene i dënuar për mashtrim dhe nuk mund te merret ne baze. Gjithashtu edhe gjendja shëndetësore e Belerit është përdorur për të ndrshuar masën.
Ne e kemi ndjekur dhe qe ne fillim kemi zbuluar ne dosje se janë kryer përgjime dhe te filmuara. Me datë 8 është paraqitur në prokurorinë e Vlore dhe ështe marre vendimi per përgjimet. Me darë 11 është takuar me Belerin ku i ka thëne për një liste votuesish dhe Beleri i ka thene qe tia sjellë,” u shpreh Banushi.