-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eliminohet oferta më e vogël! Fusha me nipin e Sadriut fusin në xhep tenderin e pastrimit

Kryesoret

Agjencia Kombëtare e Bregdetit në varësi të ministrisë së Turizmit që drejtohet nga Mirela Kumbaro ka firmosur një tender me hije dyshimi për pastrimin e zonës bregdetare nga Durrësi deri në Vlorë.

Ky institucion vendosi 91 milionë lekë në dispozicion për të bërë pastrimin nga 15 Qershori deri në 15 Shtator 2023.

Konkretisht tenderi është për shërbimin e pastrimit të zonës bregdetare për Bashkitë Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Në garë ishin dy subjekte.

E para ishte bashkimi i operatorëve “Fusha” në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha dhe “ALKO-IMPEX CONSTRUCTION” sh.p.k të cilën e ka, të paktën me letra, Arbër Abazi, i cili është nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi.

Përballë ishte firma “REJ” shpk. Fitues u shpall bashkimi i operatorëve Fusha-Abazi edhe pse dhanë vlerën më të lartë, 88,588,414.80 lekë.

Rivali “REJ” u skualifikua me argumentin se nuk kishte plotësuar dokumentacionin edhe pse dha ofertën më të vogël 87,787,350 lekë.

Dyshja Fusha-Abazi e vendosën ofertën tre milionë lekë poshtë limitit që u firmos nga drejtuesi i institucionit, Ledion Lako duke u shpallur fitues.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit