-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maliqi e denoncoi për blerje votash! Salillarit i jepet tenderi 5 ditë pas zgjedhjeve

Kryesoret

Pesë ditë pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit, Ministria e Mbrojtjes ka firmosur tenderin për kompaninë Salillari për rikonstruksionin dhe asfaltimin e rrugës në Repartin Ushtarak nr. 1030, Poshnje, Berat. “5Pyetjet.al” ju sjell më poshtë dokumentet dhe denoncimet. Në 14 Prill u hap tenderi dhe u mbyll në 2 Maj.

Ndërkohë që në datë 19 Maj u shpall fituesi që është Salillari. Ministria kishte vendosur fond limit 67,921,666 lekë pa TVSH. Pëllumb Salillari dha 40 milionë lekë, pra 27 milionë më pak duke nxjerr blof 26 kompanitë e tjera në garë.

Por si ka mundësi që një kompani të japë 270 milionë lekë më pak sesa limiti? Sigurisht që këtu ka diçka, ose të marrim të mirëqenë versionin që firma private shpëtoi buxhetin e ministrisë duke ofruar shumë shumë herë më pak për ta bërë rrugën. Kush gaboi, ose çfarë u luajt në prapaskenë?

Por çfarë ndodhi natën e fundit përpara zgjedhjeve të 14 Majit në qarkun që Salillari fitoi këtë tender? Lefter Maliqi denoncoi mbrëmjen e 13 Majit se Pëllumb Salillari kishte dalë për të blerë vota. Ja çfarë thoshte më poshtë në denoncimin e tij Maliqi që e humbi bashkinë e Kuçovës përballë Kreshnik Hajdarit.

Qytetarët e Kuçovës janë bashkuar sonte dhe po patrullojnë gjithë qytetin për të ndaluar çdo tentativë të  grupeve kriminale të kryesuar nga oligarku Pëllumb Salillari për blerje votash” shkruante ai. Pesë ditë pas zgjedhjeve Salillari u shpall fitues i tenderit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit