-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapen mijra franga zvicerane në Rinas

Kryesoret

Policia e Rinasit i ka sekuestruar një 30-vjeçari malazez 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro pasi nuk i kishte deklaruar. Gjithashtu policia bën me dije se në lidhje me ngjarjen është arrestuar A. T 30-vjeç.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve, shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez A. T., 30 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit