Dy të shtëna, në fytyrë dhe në gjoks. Kështu u vra 59-vjeçari Salvatore Prencipe në Itali, bosi historik i ‘società’ mes fundit të viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000, shkruan ANSA. Emri i njohur i mafias së Foggia-s konsiderohet si një nga eksponentët kryesorë të klanit Trisciuoglio-Principe-Tolonese.
Prita ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.00 në periferi, jo shumë larg komisariatit. Salvatore Prencipe ishte rikthyer në liri që nga viti 2015, pasi kishte vuajtur dënimin për përfshirë në organizatë mafioze dhe trafik droge.