Një infermiere dhe një sekretare u sulmuan me thikë brenda një spitali në Rennes në Francën lindore.
Sulmuesi, një burrë që thuhet se vuante nga probleme të rënda psikiatrike, veproi “pa motiv të dukshëm”, thanë prokurorët.
Infermierja 37-vjeçare ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Ndërsa e plagosura tjetër nuk është në rrezik për jetën
Menjëherë është arrestuar i dyshuari, një 59-vjeçar. “Duket se ai ka vepruar pa motivim dhe nuk ka pasur një takim në spital,” tha zyra e prokurorit publik në qytetin e Rennes.
Ai mbahet nën akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe duket se “përballet me probleme të rënda dhe prej shumë vitesh është vënë nën mbështetje të shtuar gjyqësore”, shpjegoi prokurori.
Ai ishte akuzuar më parë për përdhunim, por u shpall i pafajshëm në qershor 2022, pasi u gjet i papërgjegjshëm penalisht.
Ministri i Shëndetësisë i Francës, François Bron pritet mbrëmjen e sotme në Rennes. Më herët, në një postim në Twitter, ai shprehu “keqardhjen më të thellë për këtë sulm të dhunshëm”.