Protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë. Familjarët e 27-vjeçarit Jani Rustemi që vdiq pak ditë më parë protestuan përpara Ministrisë së Drejtësisë. “Djali ishte si kokrra e mollës. Djali im nuk vuante nga asnjë sëmundje.
Kontrollova djalin dhe ka pasur dhëmbin e thyer dhe pjesën e veshit të nxirë. Në spital nuk na lejonin ta shikojmë” tha Pranvera Rustemi, nëna e të riut.
Një tjetër familjar kërkoi që të gjendet autori që u vrau djalin. “Policia nuk na lejonte ta shikonim djalin, ta zhvishnim ta shikonim. Kemi dyshime. Do të vazhdojmë protestat, do të kërkojmë të vërtetën. Më gjeni kush e ka vrarë” tha ai.
“I kanë thyer këmbët djalit me dru”, ka thënë një prej familjarëve të të riut.
Rustemi u arrestua më 13 Prill për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete, por pasi shfaqi probleme shëndetësore u dërgua në spital dhe qëndroi 1 muaj në gjendje kome.
Mjekët, pasi konstatuan se në kartelën mjekësore i riu ishte përdorues i lëndëve narkotike, i dhanë metadon për të stabilizuar situatën e tij.
Por pas këtij mjekimi, ai ra në gjendje kome, ndërsa ishte nëna e tij që akuzoi bluzat e bardha për mjekim të gabuar.
Për rastin është ngritur edhe një hetim për të zbuluar se cilat ishin shkaqet e përkeqësimit të gjendjes së të riut.
Lot dhe protestë! Nëna: Ishte si “kokrra e mollës”! Ma vranë djalin