Një lajm i dhimbshëm ka bërë xhiron e rrjeteve sociale orët e fundit. Lojtari i Montpelierit, Isiaga Syla, mësoi për vdekjen e nënës së tij pak para ndeshjes së Ligue 1 kundër Natës.
29-vjeçari pavarësisht lajmit tronditës, gjeti kurajo dhe forcë, teksa vendosi që të luajë të gjithë takimin Syla, që luan si mbrojtësi i djathtë për Montpelierin, nuk mundi të mbaj lotët, teksa u ngushëllua nga bashkëlojtarët në përfundimin e sfidës.
https://twitter.com/i/status/1660284796315271170
Prezenca e tij në fushë shërbeu si motivim për Montpellierin, ku e mposhti Nantën me rezultat 3-0. Ky gjest i futbollistit afrikan është vlerësuar nga të gjithë, teksa të shumta kanë qenë komentet pozitive në rrjet për të.