-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trupat amerikane ‘zbarkojnë’ sot në Tiranë, Rama fton qytetarët t’i shohin nga afër

Kryesoret

Shqipëria mirëpret sot për të dytën herë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë “Defender Europe 2023”. Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe do të zhvillohet në Tiranë nga 22 maji deri në 3 qershor, ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnere do të zbarkojnë në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Në stërvitje do të marrin pjesë rreth 24 mijë trupa shumëkombëshe, duke e bërë atë më të madhen në historinë e Shqipërisë si aleate e NATO-s. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri e bën thirrje ndaj qytetarëve që të marrin pjesë në ngjarjen më të rëndësishme të vitit.

“Mirëmëngjesi! Dhe me ftesën që të bashkoheni sot në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit #DefenderEurope23 ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnerë zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit