-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe: Largoni të paaftët nga administrata

Kryesoret

Deputeti socialist Erion Braçe i kërkoi sot ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që pas rritjes së pagave të nisë reformën në administratë për të larguar të paaftët dhe të tepërtit. Ish-zv/ kryeministri kërkoi që cdo individ të paguhet për punën dhe jo për karrigen.

E para mbi të gjitha, rrogat natyrisht janë një vlerësim monetar i punës, që kanë vlerësimin e punës, por edhe statusin e individit apo edhe pa diskutim me vështirësinë e punës. Hierarkia është vendosur që në ’90.

Parlamenti zë një vend shumë të rëndësishëm. Mjerë ai që e shikon si institucion që ka grumbulluar ca njerëz që e kanë mendjen për të vjedhur dhe grabitur. Në kuvend patjetër që ka deputetë që i bëjnë nderë demokracisë. Që të jesh deputet nuk është qokë.

Jo, të jesh deputet është nderi i jetës sa kohë materializon atë që është qëllimi kryesor, ti shërbesh interesit publik. Kemi tepër njerëz në administratë, nëse shikojmë eficencën e punës. Të tepërtit dhe të paaftët të dalin jashtë. Kësaj reforme të pagave ti shkojë pas një reformë në administratën publike. Secili duhet të paguhet për punën dhe jo karrigen” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit