-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ E reja shqiptare rrihet për vdekje nga ish-burri në Gjermani, motra sheh gjithçka

Kryesoret

Një 28-vjeçare nga Kosova humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj në parkingun e një dyqani në Aachen të Gjermanisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, teksa së fundi mediat gjermane kanë zbardhur detaje nga krimi.

Disa orë pas ngjarjes në Polici u dorëzua një 37-vjeçar, bashkëshorti i të ndjerës, që dyshohet se e vrau atë, raporton “Bild”. Raportohet se çifti janë nga Mitrovica, ndërsa viktima është identifikuar si Jetmira Beka, nënë e tre fëmijëve.

Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts bëri të ditur të hënën për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë. Çifti ishin divorcuar për shkak të dhunës që ish-burri kishte ushtruar ndaj 28-vjeçares. Në momentin e vrasjes së Jetmirës, ishte e pranishme edhe motra e saj.

Krimi ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës në mbrëmje, në sy të klientëve. Policia kishte rrethuar vendin e krimit dhe zonën përreth.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit