Deputeti i PD-së, Flamur Noka u thirr sot në SPAK. Ai tha detaje në lidhje me kallëzimet që ka paraqitur për dy çështje; kundër Majlinda Bufit që fitoi një tjetër mandat në Roskovec dhe çështjen e aplikacionit të PS-së, Aktivisti.
“Kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje; zonjën Majlinda Bufi si kërcënues ndaj qytetarëve për të devijuar votën dhe për çështjen e Aktivistit, që po ashtu shantazhonte administratën dhe e survejon.
Të dyja janë krime të rënda dhe ne do të shkojmë deri në fund. Të gjitha provat janë dorëzuar dhe çdo dokument do ta dorëzojmë. Fakti që jam unë këtu do të thotë se hetim penal ka për çështjen e Aktivistit dhe zonjës Bufi” tha Noka.