-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

MOTI SOT: Mos u gënjeni nga dielli, vranësira dhe shira “po vijnë” në këto zona!

Kryesoret

Vranësirat dhe shirat mbeten dominante në vendin tonë. Shira më te dendur do të bien në zonat përgjatë kufirit Lindor të Shqipërisë.

Orët e pasdites do të sjellin intensifikim të shirave në zonat malore duke lënë me shira te dobët dhe të izoluar bregdetin dhe zonat e ulëta. Gjatë orëve të vona të natës pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike në vend.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor -veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës.

Për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë gjithë mesditës dhe pasdites ku here pas here shirat do te jenë në formë shtrëngate.

Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin dobësim te ndjeshëm te intesitetit të shirave nëpër të gjithë territorin e Kosovës duke berë që vetëm në zonat perëndimore shirat të jenë të dobët dhe lokalë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit