-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në arrati! Suel Çela çon dosjen në Gjykatën e Lartë

Kryesoret

Suel Çela vazhdon betejën gjyqësore me drejtësinë nga arratia. Pasi gjykatat e posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e apelit i refuzuan ndryshimin e masë së sigurisë arrest me burg në mungesë, Suel Çela i njohur edhe me emrin Marjus Lulaj i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë.

Ende nuk është caktuar një datë kur do të shqyrtohet rekursi i paraqitur përmes avokatit nga “i forti” i Elbasanit për arrestimin e të cilit janë kryer disa operacione policore por pa sukses. Suel Çela u ekspozua nga dëshmia e Nuredin Dumanit dhe prej 17 majit të vitit 2022 ndodhet në arrati.

Ai akuzohet nga SPAK për porositjen e një atentati të dështuar ndaj një biznesmeni në liqenin artificial në Tiranë por dhe eliminimin e një tregtari automjetesh në Elbasan. Suel Çela është i njohur për drejtësinë edhe për përplasjen me nëndrejtorin e policisë në Elbasan në vitin 2017.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit