-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj: E vonuan shumë rritjen e rrogave për deputetët

Kryesoret

Mes debateve, shumica dhe opozita votuan projektligjin për rritjen e pagave, jo vetëm për administratën dhe institucionet e pavarura, por edhe për qeverinë dhe deputetët. Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj shprehet se kjo rritje është e vonuar megjithëse ka nga ata që i duan deputetët hajdutë dhe pa dinjitet.

“Unë nuk e perbuz popullin po nuk perbuz as veten. Nuk e genjej atë e as veten. Rritja e rrogave të deputetve është e vonuar shumë e vonuar. Dikush e do deputetin me patjeter hajdut dhe padinjitet personalisht refuzoj te jem si njera anë si tjetra e medaljes.

Deputetet nuk janë nënkategori as personazhe të realizmit socialist që nuk u intereson vetja, familja por vetem kauza shoqeria, populli e vendi as kandrra as insekte pa sy goje e veshë.

Nuk ka arsye që të kompleksohen për të mbrojtur një të drejtë që ju takon kur ka një rritje të pergjithshme pagash. Populizmi është lenda e parë e demagogve por demagogji nese e themi sipas Linkolnit nuk është gjë tjeter pos aftesia per të mbeshtjelle idete e vogla me fjale të medha. Problem mbetet e padukshmja  e jo trasparenca!!” shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit