-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skualifikohet oferta më e vogël! Berberi shpall fitues babanë dhe djalin

Kryesoret

Autoriteti Rrugor Shqiptar pas jugut dhe veriut shpalli fituesin e tenderit rreth 1.5 mln euro (bashkë me TVSH-në) që do të përmirësojë sinjalistikën horizontale, vertikale dhe të pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e rajonit qendror për vitin 2023.

Në garë ishin dy oferta, bashkim kompanish. “R. S. & M” & “SI.SI-AL sh.p.k” & “INERTI” fitoi përballë ofertës së “RSM COMAPNY” & “DESARET COMPANY”.

159,598,996.46 lekë dha oferta e parë që u shpall fituese. Rivalët në garë RSM COMAPNY” & “DESARET COMPANY” kishin një ofertë shumë herë më të vogël 122,455,093 lekë, por që sipas Evis Berberit të ARRSH-së u skualifikua sepse nuk përmbushnin kriteret.

“5Pyetjet.al” ju sjell dokumentet e tenderit. Faqja që monitoron prokurimet publike ka ngritur dyshime të forta për procedurën e dhënies së këtij tenderi.

Sipas denoncimeve në herët në media, rezulton se dy nga tre kompaninë që fituan tenderin në bashkimin e operatorëve administrohen nga e njëjta familje, përkatësisht në njërën prej tyre është pronar babai ndërsa në tjetrën është pronar djali.

Firma “R. S. & M.” SHPK ka për administrator dhe pronar biznesmenin Nikolla Çaçin ndërsa firma “SI.SI-AL” SHPK ka për administrator Stefan Çaçin i cili është djali i Nikolla Çaçit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit