Pasditen e sotme është zhvilluar një protestë para ambasadën shqiptare në Athinë nga Unioni i Himariotëve kundër arrestimit të fituesit të zgjedhjeve në Himarë, Fredi Belerit
I pranishëm në protestë ka qenë edhe vëllai i kryebashkiakut të zgjedhur, Leonard Beleri i cili u shpreh për mediat se ata u përballën me një regjim dhe fituan.
“Ne luftuam me shtetin, me një regjim dhe fituam. Vëllai im është persekutuar për 15 vite nga shteti shqiptar dhe ai është mësuar tashmë. Por ai do vazhdojë të luftojë që padrejtësitë të dalin në dritë,” tha Leonard Beleri.
Protesta u zhvillua një ditë pas Gjykata e Posaçme ku la masën e arrestit me burg për Fredi Belerin i cili u arrestua disa ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e blerjes së votës.