-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehaj debat me ministren: Si të vjen që drejtori ka rrogë më të madhe se ti?

Kryesoret

Opozita ka kundërshtuar projektligjin e qeverisë që parashikon rritjen e pagave për të gjithë administratën dhe institucionet e pavarura, por jo për deputetët dhe qeverinë. Deputeti demokrat Agron Shehaj ka kërkuar që edhe deputetët të përfshihen në skemën e rritjes së pagës.

Synimi juaj është tallje. Mos u bëni pjesë e kësaj farse. Do të ishte ofenduese për ne, që të mos rrisim rrogat tona. Nuk mund të tallet qeveria dhe kryeministri në këtë mënyrë. Qeveria të vijë me një projektligj që rrogën ua rrit të gjithëve” tha ai.

Rritja të nisë nga presidenti, kryeministri, ministri, deputeti dhe të vijojë rritja sipas hierarkisë së aparatit shtetëror” tha Arbi Agalliu. “Ka që në 2005 që paga e deputetit nuk është indeksuar. Me këtë ligj e kam nisur dhe me këtë po e bitis” tha Edmond Spaho.

Pjesë nga debati në komisionin e Ekonomisë

Deputeti Agron Shehaj: Nga propozimi i qeverisë për rritjen e pagave ju keni përjashtuar ministrat dhe deputetët. Me këtë që keni bërë ju, drejtori i rërgjithshëm, zonja Dhëmbi, do ketë një rrogë më të lartë se rrogën që merrni ju? Është e vërtetë?

Ministrja e Financave, Ibrahimaj: Në fakt po. Propozimi që ne kemi sjellë për shqyrtim në Kuvend nuk parashikon një rritje të pagave për anëtarët e kabinetit qeveritar dhe deputetët. Ndërkohë që arsyeja pse kemi vendosur të veprojmë në këtë formë është sepse donim si fillim të siguroheshim që të gjithë kategoritë e tjera do përfitonin nga rritja e pagave dhe në përfundim të rritjes dhe reformës së pagave do të sillnim një nismë për rishikimin e koeficentëve dhe për anëtarët e kabinetit dhe deputetët.

Deputeti Agron Shehaj: Po ju keni nevojë zonja ministre që rroga juaj të jetë sa ju takon? Keni nevojë? E keni ngritur këtë shqetësim në Këshillin e Ministrave? Me 1 milionë e 750 mijë Lekë nuk mjaftojnë, sepse nëse e meriton këshilltari juaj që t’i rritet rroga pse nuk e meritoni ju? Sepse qytetari  i thjeshtë mund të mendojë tani që ju s’keni nevojë për rritje rroge zonja ministre? Keni nevojë? Ju takon juve rritja e rrogës apo jeni të gatshëm ta sakrifikoni atë për të mirën e popullit?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit