Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për 24 orë janë raportuar të zhdukura tri vajza në tri komuna. Sipas raportit të Policisë, rasti i parë është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë.
Rasti tjetër ka ndodhur në Istog, ku një femër kishte raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Po ashtu një rast tjetër ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë, shkruan Telegrafi.