-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj niset për në Itali

Kryesoret

Në datën 26 maj 2023, Presidenti Begaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali, ku do të pritet nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe do të zhvillojë bisedime të veçanta e të zgjeruara në Pallatin Quirinalle, sipas njoftimit të zyrës së shtypit.

Në qendër të bisedimeve do të jenë rikonfirmimi i marrëdhënieve të shkëlqyera e shumëdimensionale dypalëshe, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe mbështetja e vyer e Italisë, kontributi i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe çështje të tjera me interes gjeopolitik.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Romë, Presidenti Begaj, do të pritet në një takim të veçantë edhe nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana. Ndërsa, më 27 maj 2023, Presidenti Begaj do të vizitojë rajonin e Abruzzo-s, ku do të pritet nga autoritetet vendore të këtij rajoni, në l’Aquila dhe Chieti, si dhe do të takohet në Villa Badessa me komunitetin historik arbëresh dhe përfaqësues të komunitetit të ri shqiptar të këtij rajoni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit