Grent Halili, djali i Presidentit të Tiranës, Refik Halili është dënuar me tetë ndeshje pezullim nga Komisioni i Disiplinës në FSHF për shkak të sjelljes në derbin me Partizanin.
VENDIMET E PLOTA
KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
Zyrtari i KF Tirana, Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
Lojtari i KF Bylis, Santos Oliver Joanisson, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Lazer Matija, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.