Një shqiptare është e akuzuar për një krim të rëndë të ndodhur në Britani. Ajo akuzohet ka sulmuar një vajzë të vogël në park duke i marrë jetën. Po ndërkohë që ajo është vënë në bankën e të akuzuarve për vrasjen e fëmijës, bëhet me dije se i ati i fëmijës së vrarë nga salla e gjyqit ka lëshuar akuza të forta jo vetëm për “Home Office”, por madje edhe për qeverinë e tij aktuale.
Duke qenë përballë personit që i ka marrë jetën vogëlushes së tij dhe përballë ekspertëve që kanë pranuar aplikimin e gënjeshtërt të shqiptares që në krye të herës, ai i çuditur i tha gjykatës se si ka mundësi që të dhënat e gënjeshtërta të vrasëses së të bijës nuk u morën parasysh.
Ndërsa sot qeveria britanike i paguan kriminelët shqiptarë të kthehen vetë në shtëpinë e tyre. Në fakt, sipas të dhënave, shqiptarja kishte deklaruar se ishte viktimë e trafikimit, çka nuk ka rezultuar aspak e vërtetë.
Babai i shtatëvjeçares, e cila u vra nga një shqiptare beson se nëse “Home Office” do të kishte bërë punën e saj, ajo nuk do të kishte qenë fare në Mbretërinë e Bashkuar. 33- vjeçarja Eltiona Skana u ngrit nga një stol dhe sulmoi rastësisht Emily Jones me një thikë teksa ajo kalonte me një skuter.
Sipas BBC, Skana shkoi në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni në vitin 2014 dhe iu dha azil, pavarësisht se Zyrës së Brendshme iu tha se ajo pranoi se kishte gënjyer se ishte viktimë e shfrytëzimit seksual në aplikimin e saj për të rritur shanset e saj për të qëndruar në Britani.