Kujtojmë se, Habib Rexha, u vetëdorëzua ditën e djeshme në polici. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se pas negociatave me familjarët e të riut, këta të fundit kanë arritur ta bindin që t’u dorëzohet autoriteteve pasi nuk kishte mundësi t’ja mbathte më gjatë.
Vrasja e Arjan Gosës, zbardhet dëshmia e autorit: Nuk e kisha planifikuar
Arratia e Rexhës i cili u kthye nga Italia për t’u hakmarrë për vrasjen e vëllait të tij, Altin Rexha i cili u qëllua me armë nga Edmond Gose (vëllai i Arjan Goses), ka zgjatur vetëm 48 orë ndërsa policia pati caktuar edhe një shumë prej 10 mijë eurosh si shpërblim për personat që mund të jepnin informacion mbi vendndodhjen e tij.
Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, autori i ngjarjes ka mohuar të ketë bërë një planifikim për vrasjen e Arjan Gosës duke thënë se e kishte parë rastësisht brenda lokalit në Kavajë dhe nga gjaknxehtësia pasi iu kujtua vëllai i tij.
“O trim më mungon”, çfarë shkruante Habib Rexha për të vëllain përpara krimit?
Habib Rexha rrëfeu se ka qenë së bashku me një shok. Dhe se ky i fundit nuk kishte qenë në dijeni mbi ngjarjen.
“Isha bashkë me një shokun tim, pashë që shënjestra ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbë. Armën e mbaja me vete, shoku nuk ka qenë në dijeni. E pashë rastësisht në kafe dhe veprova nga gjaknxehtësia”-mësohet të ketë thënë Habib Rexha.
FOTO/Vrasja e Arjan Gosës, ky është bashkëpunëtori i Habib Rexhës