-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“O trim më mungon”, çfarë shkruante Habib Rexha për të vëllain përpara krimit?

Kryesoret

Ditën e sotme është vetëdorëzuar në polici, Habib Rexha autori i vrasjes së Arian Gosës dy ditë më parë në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30 të së dielës në lagjen Nr. 1, në Kavajë, teksa Gosa ka qenë i ulur në lokal duke pirë kafe me babanë e tij.

Rexha është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, i cili ishte fatal dhe i mori jetën 48-vjeçarit.

Shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasi më 29 mars ndodhi një vrasje e dyfishtë, ku pas një sherri banal vdiqën Edmond Gosa, vëllai i Arjan Gosës, dhe Altin Rexha vëllai i Habib Rexhës.

Ndërkohë Rexha në profilin e tij në rrjetin social TikTok kishte shprehur dhimbjen për të vëllain.

“Altin Rexha vëllai im, më mungon, të duam, të përqafojmë tu preftë shpirti në paqe, qofsh i xhenetit, luani im”, shkruan Rexha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit