-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Arjan Gosës, zbardhet dëshmia e autorit: Nuk e kisha planifikuar

Kryesoret

Pas ngjarjes së rëndë që u regjistrua 2 ditë më parë ku mbeti i vdekur 48-vjeçari, Arjan Gosa. Ndërkohë ditën e sotme është dorëzuar në polici autori i krimit, Habib Rexha.

Mësohet se ai është dorëzuar pas negociatave me familjen. Menjëherë është marrë dëshmia e tij ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen para aktit të rëndë.

Sipas dëshmisë së Rexhës ai nuk e kishte planifikuar vrasjen dhe se ndodhej rastësish në zonë ku kishte parë viktimën, Arjan Gosën.

Sapo ka parë 48-vjeçarin ai i ka kërkuar shokut të tij që të parkojë makinën pak më larg dhe ka kryer aktin e rëndë.

“O trim më mungon”, çfarë shkruante Habib Rexha për të vëllain përpara krimit?

Në dëshmi mësohet se ai është shprehur se ai e mbante armën me vete dhe se shoku i tij nuk ishte ne dijeni të ngjarjes që po mendonte të kryente.

Pas vrasjes Rexha është larguar me mikun e tij i cili e ka lënë në dalje të Kavajës dhe është larguar drejt Kukësit ku ka qëndruar këto 2 ditë.

Pas negociatave me familjen ai ka vendosur të dorëzohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit