-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manovra! Mediu zvarrit gjyqin për Gërdecin! SPAK merr masa

Kryesoret

Shtyhet për herë të tretë seanca për pretencën për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Dy avokatët e Mediut, Henrik Ligori dhe Ardian Visha munguan.

Njëri me pretendimin se është sëmurë dhe tjetri se ishte në një tjetër proces gjyqësor. Dy prokurorët e dosjes Gërdeci, Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan caktimin e një avokati kryesisht që do të jetë Artan Simoni për seancën e radhës që është vendosur në 7 qershor.

SPAK e akuzon kreun e PR-së për shpërdorim detyre dhe për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak.

Mediu i ka mohuar akuzat në gjykatë dhe ka deklaruar se në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes ka zbatuar vetëm VKM-të e dala për demontimin e armëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit