Mbrëmjen e sotme Interi është shpallur fitues i Coppa Italia pas fitores 2-1 kundër Fiorentinës në stadiumin “Olimpico”.
Fiorentina ishte e para që shënoi golin e parë të mbrëmjes duke dalë në avantazh për disa minuta. Goli i Gonzales i cili ndodhi në minutat e para të fillimi të ndeshjes i dha një hov situatës duke sjellë raste të tjera edhe nga Interit i cili shënoi po në pjesën e parë 2 golat që u dhuroi troferun.
Argjentinasi, Lautaro Martinez ishte lojtari i mbrëmjes pasi shënoi 2 golat që i shpalli fitues. Golin e parë e shënoi në minutën e 29-të për të barazuar rezultatin.
Tetë minuta më pas, kampioni i botës me Argjentinën realizoi për të përmbysur rezultatin, që në fund doli të ishte edhe goli i fitores.
Interi pas fitores së Coppa Italia do të luftojë për një tjetër trofe të rëndësishëm si ai Champions League ku më 10 qershor do të përballet me Manchester City.