Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali fjalimin në Kuvend ia kushtoi fitores në Shkodër dhe mësimin që sipas saj kryeqendra e veriut i dha Sali Berishës.
“Sali Berisha udhëhoqi partinë e tij, edhe gjysmën tjetër në një humbje që do të turpëronte çdo disfatist dhe ka bërë çdo disfatë politike të çdokujt tjetër para tij, të ngjajë si fitore.
Hupe Sali hupe, shqiptarët të refuzuan nga veriu në jug, nga lindja në perëndim sepse vetëm t’i nuk e ke kuptuar se shpresa jote për rilindje ka perënduar njëherë e mirë.
Të rrëzoi Shkodra dhe të mohoi Tirana, të braktisi Tropoja, të nëmi Elbasani, Durrësi dhe Kamza, nuk i dha nam nishanit tënd të humbur Gjirokastra, Lezha, Malësia e Madhe, Korça, Dibra e Berati e të refuzuan si kujtim të ligë plotë 95% e shqiptarëve” i tha ajo.
I ashpër ishte edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja që e këshilloi të reflektojë dhe të pranojë humbjen e 14 majit duke dëgjuar Lek Plepin. “Kam një fjalë për Berishën. Mos dëgjo vetëm zërat e brendshme as servilet që të rrinë afër. Reflekto dhe për ata qytetarët që të pëlqejnë. Dëgjo dhe Lek Plepin në Shkodër” tha ai.