Akademiku Artan Fuga e ka cilësuar komike dhe tallje kërkesën e drejtueses së seancës së Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila u tha deputetëve se duhet të votojnë përpara orës 14:30 për ligjin e pagave pasi Presidenti pasdite do të niset për në Itali.
“Uaaaaauuuu, komike, këta kanë ikur nga fiqiri? Shihni deri ku po shkon tallja, drama, tragjedia, budalliku! Ore e dinë këta deputetët që janë live? Kryetarja e seancës, zonja Felaj, njofton deputetët që duhet të nxitohen në diskutimet që bëjnë, pra ta aprovojnë shpejt ligjin për rritjen e rrogave, sepse Presidenti ka premtuar se do ta miratojë atë shpejt, meqë do të ikërka jashtë shtetit.
Boooooo, çmenduri!
- Ku e di zonja Felaj se deputetët do ta votojnë pozitivisht ligjin pa përfunduar votimi?
- Booooo, ku e di Presidenti se çfarë do të ketë si përmbajtje ligji, pa mbaruar diskutimi në Kuvend?
- Boooooo, si arrin Presidenti ta studjojë ligjin, të dëgjojë ekspertët duke e mliratuar në sekondë ligjin që ende nuk është aprovuar në Kuvend? Boooooo, ku kanë arrituuuuur!” shkruan Fuga.
“Presidenti i Republikës ka dhënë pëlqimin për dekretimin e menjëhershëm të paketës së ligjeve për shkak edhe të largimit të tij në një vizitë jashtë vendit, në orën 14:30 ne do të votojmë përpara se të përfundojë seanca.
Kështu që secili nga kolegët të shikojë edhe radhën e diskutimeve të tij në fjalë sepse në atë orë do të ndërpriten diskutimet për të kaluar në votim”, tha Felaj.
Kuvendi kërkon ta dekretojë ligjin brenda 25 majit. Presidenti i Republikës Bajram Begaj niset nesër për një vizitë zyrtare dy ditore në Itali.
Kuvend komedi! Felaj: Të votojmë shpejt se po ikën presidenti jashtë