Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi në fjalën e parë në postin e ri nga foltorja e Kuvendit akuzoi Edi Ramën se këmbët e pushtetit po ja mbajnë dy “non grata”, Tom Doshi në Shkodër dhe Vangjush Dako në Durrës.
“Një këmbë të pushtetit e ka në Shkodër ia ka garantuar Tom Doshi për të cilën nuk flet, një këmbë tjetër ia ka garantuar në Durrës, Vangjush Dako për të cilin nuk flet. Duhet të jap shpjegime përse në 10 vite nuk ka sjellë asnjë projektligj për rritjen e pagave” tha ai.
“Ne fakt do të duhet të jepte shpjegime se pse në 10 vite nuk ka sjell në Kuvend asnjë projektligj për rritje pagash edhe pse çmimet janë dyfishuar. Foli për jomoral, por s’ka asgjë pa moral që të rrisësh rrogat e ministrave dhe deputetëve. E pamoralshëm është që të vjedhësh tendera apo të drekosh dhe darkosh me kriminelë.
Po të marrim me kë rri ti i bie të jesh pjesë e llumit. S’ka asnjë dyshim që vota e grupit parlamentar të PD-së do të jetë pro sepse jetesa është vështirësuar për çdo punonjës të administratës publike, por ky vendim sot është jo vetëm i vonuar por dhe i pastudiuar”, tha Bardhi.