-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anijet ruse përballë Shqipërisë, Italia ngre alarmin: Provokim, ka rrezik!

Kryesoret

Tensioni midis Rusisë dhe vendeve perëndimore nuk po kufizohet vetëm në fushëbetejën ukrainase, por luhet edhe në thellësitë e detit Mesdhe.

Admirali Enrico Credendino, Shefi i Shtabit të Marinës Italiane ngre alarmin e një rreziku në Mesdhe. Ai thotë se anijet ruse po provokojnë në Mesdhe dhe shton se ka rrezik për një aksident.

Rusët në Mesdhe kanë një qëndrim provokues që nuk është parë kurrë në të kaluarën. Ishte “normale” në Detin Baltik, por nuk ekzistonte këtu.

Përkundrazi, sot ata janë gjithashtu shumë agresivë, me qëndrime armiqësore dhe kjo mund të shkaktojë një aksident p.sh. Një aksident mes dy anijeve ushtarake të dy vendeve kundërshtare nuk e di se ku mund të çojë” tha Admirali Enrico Credendino.

Prej muajsh analistët po shikojnë me shqetësim manovrat gjithmonë e më të shpeshta dhe provokuese të anijeve ruse në Mesdhe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit