-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani jep “llogari” për punën e SPAK-ut: Nuk ndjej presion, politika ka punën e vet

Kryesoret

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani bashkë me grupin e ngushtë dha sot llogari përpara Komisionit të Ligjeve në Kuvend për punën që ka bërë institucioni që drejton. Relatori Pandeli Majko e pyeti në lidhje me raportet që kanë SPAK-u me BKH-në. Dumani tha se raportet janë shumë të mira duke rrëzuar lajmet në media.

Marrëdhëniet me BKH-në ju garantoj se janë shumë të mira. Hetuesit janë funksionalë. Sot që flasim në shumicë absolute, hetuesit mbulojnë hetimin e procedimeve penale që ndjek SPAK. Me ne ata 60 hetues bëjnë hetimet kryesore.

Me kënaqësi mund të them se ka një rritje profesionale të BKH-së dhe është një marrëdhënie e mirë. Sa i takon marrëdhënieve  dhe miratimit të akteve të propozuara nga BKH është proces me akte dhe shkresa” tha ai.

I pyetur për ndjekjen e ish-prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë shkarkuar nga vettingu, Dumani tha se jo të gjithë janë kompetencë e SPAK-ut.

SPAK nuk është kompetente për të hetuar të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e larguar, ne kemi një kategori, të Kushtetueses, të Lartës, anëtarët e KPK-së dhe KPA-së. Ne kemi ushtruar ndjekjen penale” tha ai. Pasuria e sekuestruar nga SPAK deri tani është mbi 100 mln Euro, tha ai.

Presionet e politikës? “De facto ju garantoj që cdo prokuror mund të ushtrojë i pavarur funksionet e tij ligjore. Unë në punën time as nuk e kam ndjerë dhe as nuk e ndjej presionin. Politika ka punën e vet, do na sulmojë, por e rëndësishme është që vendimmarrja të jetë mbi prova” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit