Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga Sali Berisha kërkon rinumërimin e votave për këshillin në bashkinë e Lezhës duke pretenduar parregullsi të forta që mund të ndryshojnë rezultatin e procesit të 14 Majit.
Sali Berisha dhe Ilir Meta pretendojnë se u janë mohuar të paktën dy mandate përmes konfliktit të interesit dhe manipulimit. Për këtë arsye me një shkresë të firmosur nga Endrit Braimllari, përfaqësuesit ligjor, koalicioni i ka çuar shkresën KQZ-së. Tashmë pritet vendimi nëse do të pranohet rinumërimi i kutive në Lezhë.
Kërkesa e plotë e koalicionit Bashkë Fitojmë për rinumërim të votave në Lezhë
