-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet ajrore ruse nuk ndalen, “shi” raketash mbi Ukrainë!

Kryesoret

Rusia nisi një valë tjetër sulmesh ajrore kundër Ukrainës gjatë natës, por shumica e raketave dhe dronëve u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ukrainase, thanë zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë ukrainas më 26 maj. Gjatë natës, nëpër territorin e Ukrainës u dëgjuan alarmet për sulme ajrore prej disa orësh, pasi Kievi dhe disa rajone të tjera iu nënshtruan sulmeve ajrore.

Ushtria ruse lëshoi 17 raketa dhe 31 dronë sulmues të prodhuar nga Irani në objektiva civile dhe ushtarake, por mbrojtja ajrore ukrainase arriti të rrëzojë 10 raketa dhe 23 drone, njoftoi Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës mëngjesin e 26 majit.

Dëmet që u shkaktuan nga rënia e mbetjeve të shpërthimeve u raportuan në rrethet Obolon dhe Shevçenkiski të Kievit, por Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, tha se nuk kishte raportime për të lënduar apo viktima gjatë sulmit tre-orësh në kryeqytet që filloi rreth orës 3 të mëngjesit. Ky ishte sulmi i 13-të i tillë në kryeqytetin ukrainas këtë muaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit