-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në Sarandë, 26-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, dërgohet në spital

Kryesoret

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku një 26-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte e për pasojë ka dalë nga rruga.

Ajo ka marrë dëmtime pas aksidentit dhe është dërguar në spitalin e qytetit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

“Sarandë/Informacion paraprak: Sot, rreth orës 13:00, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, shtetasja E. K., 26 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. 26-vjeçarja ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Sarandës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit